tekos mbyll punimet në sallonin e veturave Prishtinë

Kompania tekos ka mbyllur punimet edhe në një tjetër objekt me arkitekturë moderne në Prishtinë.

Objekti në fjalë është me adresë në Çagllavicë, në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, dhe është i planifikuar për sallon të automjeteve.

Fundermax Exterior F-Quality me ngjyrë të bardhë-mermeri dhe ngjyrë të sezë, është zgjedhja e investitorëve dhe arkitektëve për objektin.

tekos ka furnizuar materialin dhe ka kryer shërbimet përmes grupeve nënkontraktore. Derisa në pjesën e jashtme zgjedhja është kompakt panelet austriake Fundermax me trashësi 6 mm, nën të objekti është veshur me izolim leshguri të prodhuesit gjerman Knauf 10 cm dhe foli difuzive Tyvek nga prodhuesi amerikan Dupont.


tekos vesh me Fundermax edhe dy objekte të kompleksit Riera

Kompania tekos ka kompletuar realizimin e dy objekteve të kompleksit "Riera" në lagjen Emshir në Prishtinë.

Objektet janë ndërtim i kompanisë LESNA dhe janë vija e parë e lagjes Kalabria (Emshir), buzë rrugës dalëse nga Prishtina drejt Veternikut.

Kompania jonë ka furnizuar materialin dhe ka realizuar punimet, duke veshur me fasadë të ventiluar FUNDERMAX në zonat që veshin dy hyrjet e para, Z1 dhe Z2 duke komplatuar kështu pesë hyrjet e para.


Lëshohet në fuksion objekti i ri i pompës Kastrati në Pejë

Kastrati Group ka lëshuar në funksion kompleksin e ri, ku përfshihet edhe pompa e karburanteve e punuar me Fundermax.

Kompleksi i ndërtuar në qytetin e Pejës shtrihet në një hapësirë prej 5 mijë metra katrorë, ku veç pompës së karburanteve gjendet edhe restorant, market dhe barnatore (farmaci).

Me Fundermax Exterior F-Quality është mbyluar një pjesë e pompës, që pjesësisht ëshët veshur edhe me fasadë të ventiluar Alucobond.


Hib Petrol në Prishtinë vishet me Fundermax

Edhe HIB Petrol pika e Prishtinës (Çagllavicë) si edhe të gjitha pikat tjera të linjës së famshme kosovare të karburanteve, ka marrë një pamje tjetër duke u veshur me Fundermax.

Njëra nga pikat kryesore të HIB, e cila shoqërohet edhe nga restoranti mjaft i frekuentuar, tashmë ka një dizajn të ri.

tekos ka furnizuar me material për fasadë, derisa punet janë kryer nga kompania ProjektIng.

Restoranti qëndroi i mbyllur për tre javë, sa zgjati renovimi i pikës, që tash ka një duke shumë më moderne, falë këtu edhe kualitetit të fasadës së ventiluar, Fundermax.

 


Rezidenca Gjermane, një ndërtesë moderne me Fundermax

tekos ka kompletuar realizimin e fasadës së njërit nga objektet më luksoze në Prishtinë, Rezidenca Gjermane.

Ndërtesa është një projekt me investitorë gjermanë dhe është realizuar me standardet më të larta evropiane të ndërtimit.

Kompania tekos ka kryer veshjen e të gjithë objektit me fasadë të ventiluar me panela të markës austriake Fundermax, duke e bërë atë njërin nga objektet më të bukura në Kosovë.

Rezidenca Gjermane është e pozicionuar në rrugën e re Ekrem Maloku në Mati 1 e cila lidh Rrugën B dhe Hajvalinë, saktësisht te rrethi i madh i cili po ashtu kryqëzon edhe rrugën për në Lagjen e Spitalit dhe rrugën që vazhdon në fshain Matiçan.

Galeria në vazhdim ju jep një pasqyrë të qartë të dukjes së objektit dhe të dyja hyrjeve të tij.

 


tekos sjell linjën e kompakt paneleve për Interier

tekos sjellë në Kosovë edhe vijën e produkteve Fundermax Interier.

Kompania austriake Fundermax është nga gjigantët më të mëdhenj në botë të prodhimit të kompakt panelleve HPL, për të cilët ka linjën eksterier dhe interir.

Dhe, pas aktivitetit pesëvjeçar në fushën e eksterierit, tekos tashmë ka zgjedhuar fushëveprimin e saj edhe në interier, duke sjellë kështu disa nga produktete e Fundermax Interior.

Në linjën e interierit, veç HPL-paneleve, Fundermax prodhon edhe produkte tjera si panele-melamine (ivericë) dhe MDF (mediapan).

Aktualisht kompania jonë sjell vetëm produktet e llojit HPL-kompakt, të cilët gjejnë një aplikim të gjerë në brendinë e shtëpisë tuaj. Lexoni më shumë për aplikimin e pllakave Fundermax Interior...

tekos së shpejti do të sjellë edhe HPL në madhësinë 1 mm (ultraplast), një produkt i kërkuar dhe shumë praktim për prodhuesit e interierit.


Kompleksi RIERA, kompletohen tre objektet e para

Tashmë janë kompletuar tre objektet e para të kompleksit banesoro-afarist RIERA.

Kompleksi është në nga projektet më të mëdha arkitektonike në Prishtinë, me plot 13 objekte që shtrihen përgjatë rrugës dalëse nga Prishtina drejt Veternikut.

Projekti është një kombinim i fasadës tradicionale dhe fasadës së ventiluar, me këtë të dytën që është realizuar me panele Fundermax Exterior F-Quality.

tekos dhe grupet nënkontraktore tashmë kanë përfunduar veshjen me fasadë të ventiluar në tre hyrjet e para të objektit, të cilat ndodhen në anën e pasme të objektit (kah lagjja Kalabria).

Panelat Fundermax janë përdorë edhe për të mbuluar pjesën e fundit të ballkoneve, duke u kombinuar kështu me rrethojat dhe brisoletë e ballkoneve për t’i dhënë një pamje shumë të veçantë pjesës së objektit të kthyer kah rruga.

Gjatë vitit 2015 pritet të përfundohen edhe dy hyrje të tjera të kompleksit, duke mbyllur kështu pjeësn e parë të projektit.


Qendra e regjistrimit të automjeteve me Fundermax F-Quality

Është mbyllur realizimi i projektit të Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Prishtinë.

Objekti është investim i Qeverisë së Kosovës, ndërsa është realizuar nga kompania Albesi

tekos si nënkontraktor i projektit, ka furnizuar materialin për fasadë të ventiluar: panelet Fundermax Exterior F-Quality, izolim leshguri të prodhuesit gjerman Knauff dhe nënkonstruksion aluminimi të prodhuesit Q-Vent.

Kompania tekos po ashtu ka realizuar ekzekutimin e fasadës së ventiluar, përmes kompanisë nënkontraktore Agro Butrinti.