Kompania tekos ka mbyllur punimet edhe në një tjetër objekt me arkitekturë moderne në Prishtinë.
Objekti në fjalë është me adresë në Çagllavicë, në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, dhe është i planifikuar për sallon të automjeteve.
Fundermax Exterior F-Quality me ngjyrë të bardhë-mermeri dhe ngjyrë të sezë, është zgjedhja e investitorëve dhe arkitektëve për objektin.
tekos ka furnizuar materialin dhe ka kryer shërbimet përmes grupeve nënkontraktore. Derisa në pjesën e jashtme zgjedhja është kompakt panelet austriake Fundermax me trashësi 6 mm, nën të objekti është veshur me izolim leshguri të prodhuesit gjerman Knauf 10 cm dhe foli difuzive Tyvek nga prodhuesi amerikan Dupont.