Fasada e ventiluar

[vc_row][vc_column][uxb_heading text=”Çfarë është fasada e ventiluar?”][vc_column_text]Fasadat ventiluese paraqesin sisteme veshëse të objekteve të cilat ofrojnë një hapësirë në mes panelit të jashtëm dhe pjesës së brendshme (shtresës së izolimit) për të lejuar qarkullimin e ajrit (ventilimin). Duke e veshur me fasadë të ventiluar ju i siguroni objektit tuaj një varg avantazhesh përfshirë ruajtjen e temperaturës dhe parandalimin e lagështisë.

Cilësitë e fasadës së ventiluar?

Fasada e ventiluar i ofron objektit tuaj shumë cilësi, si:

  • parandalon lagështisë,
  • ruan temperaturën e freskët gjatë verës,
  • ruan temperaturën e ngrohtë gjatë dimrit,
  • shton jetëgjatësinë e objektit,
  • ofron shumëllojshmëri opsionesh sa i takon pamjes së objektit tuaj.

Panelet e markave botërore të cilat i ofron tekos LLC shfaqin një performancë të shkëlqyeshme kundër agjentëve atmosferikë. Përfshirja e sistemeve kualitative të izolimit në fasadë ndihmon edhe më shumë ngritjen e nivelit të komoditetit brenda ndërtesës, duke kontribuar në uljen e harxhimeve për nxehje/ftohje nga 20 deri në 30 për qind, krahasuar me fasadat tradicionale.[/vc_column_text][uxb_blockquote type=”left”]FASADA E VENTILUAR i siguron objektit tuaj freski gjatë verës dhe ngrohtësi gjatë dimrit.[/uxb_blockquote][vc_column_text]Izolimi termik i fasadës së ventiluar

Fasada ventiluese dhe moti i nxehtë i verës

Gjatë verës, rrezet e nxehta të diellit bien drejtpërdrejtë në panelin e pllakës së jashtme dhe jo në murrin e brendshëm të ndërtesës. Kështu, ajri që nxehet në hapësirën mes pllakës dhe murrit (për shkak të nxehtit dhe uljes së dendësisë) lëviz duke u ngritur lartë dhe duke i lënë vend ajrit të freskët ta zërë vendin. Ky efekt ul akumulimin e nxehtit në fasadë dhe depërtimin e tij në brendi të murrit. Këtij efekti i shtohet edhe roli mbrojtës shtesë që ka izolimi termal, duke e bërë edhe më të shprehur rezultatin përfundimtar.

Fasada e ventiluar dhe moti i ftohtë i dimrit

Në dimër, në rastin e fasadës së ventiluar vijnë në shprehje faktorë të tjerë, pasi dielli më nuk prodhon ajër të nxehtë dhe lëvizje të ajrit brenda fasadës. Në këtë rast, sistemi vepron si akumulues i nxehtit, ku në shprehje më së shumti vjen shtresa e izolimit të fasadës së ventiluar (shtresa e brendshme), e cila pengon nxehtësinë të dalë nga ndërtesa, duke e rikthyer atë sërish në brendi.[/vc_column_text][uxb_blockquote type=”right”]Fasada e ventiluar lejon lagështinë të dalë jashtë dhe pengon atë të futet brenda.[/uxb_blockquote][vc_column_text]Hidro-izolimi përmes fasadës së ventiluar

Sistemet e fasadave të ventiluara përveç që ndihmojnë izolimin termal, ato ofrojnë edhe një izolim ujor (hidro-izolim) të ndërtesës tuaj. E para në aspekti hidro-izolues është paneli i jashtëm i fasadës, që redukton dukshëm sasinë e ujit që mund bie në kontakt me murrin e objektit tuaj.

Më pas vjen shtresa kryesore hidro-izoluese, që është folia difuzive e fasadës. Kjo foli është e ndërtuar në atë mënyrë që të mos lejojë depërtimin e lagështisë nga hapësira e jashtme e objektit në hapësirën e brendshme të tij. Por, folia difuzive lejon daljen e lagështisë nga ana e brendshme në hapësirën e jashtme, duke ndikuar kështu në masë të madhe në uljen e shkallës së kondensimit të brendshëm dhe në shmangien maksimale të grumbullimit të lagështisë në sipërfaqet e hapësirave të brendshme ku ju jetoni.

Në hidro-izolimin e objektit rol të vogël por shumë të rëndësishëm luan edhe shtresa e izolimit termik, që duhet të jetë me tipare higroskopike, ujë-rezistente, që nuk kalbet dhe që është kompatibile me pjesët tjera të fasadës.  Leshi i gurit është zgjidhja më e mirë për këtë shtresë izoluese pasi përveç tipareve të përmendura ka aftësi të thithë edhe atë pak ujë që mund të ketë depërtuar në murrin e ndërtesës ose që është krijuar nga kondensimi i brendshëm (për shembull hapësira e kuzhinës).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_separator][uxb_heading text=”Elementet izoluese të fasadës së ventiluar”][uxb_testimonials id_list=”345,341,344″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][uxb_heading text=”Panelet dhe fasada e ventiluar”][vc_column_text]Panelet janë shtresa më e jashtme e fasadës dhe ajo që i jep mbrojtje mekanike, izolim shtesë dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike, por edhe bukuri dhe veçanti objektit tuaj.

Panelet duhet të plotësojnë disa kritere bazike me qëllim që të mund të aplikohen në fasadën e ventiluar, të cilat kritere plotësohen nga pak prodhues. Kështu, e para që ato duhet të kenë është rezistenca ndaj kushteve atmosferike, siç janë lagështia, ndryshimet termike (ftohtë/nxehtë) apo efekti dëmtues i rrezeve ultravjollcë. E dyta është rezistenca ndaj zjarrit, që është një tipar shumë i rëndësishëm, veçanërisht për objektet që kanë lartësi dhe që janë më të rrezikuara.

Një veçanti shtesë te fasada e ventiluar është se panelet (ato HPL, siç është Fundermax) mund të prehen dhe të kombinohen në forma të ndryshme, që ju lejon juve të bëni dizajne nga më të ndryshmet në fasadën tuaj duke i dhënë opsione të palimituara pamjes së objektit tuaj.[/vc_column_text][vc_single_image image=”378″ image_position=”normal-align-left” has_link=”false” link_type=”normal”][vc_column_text]Panelet Fundermax

Fundermax ofron panelet më kualitative në treg për fasadat e ventiluara. Këto prodhime austriake janë pllaka HPL (High Pressure Laminat – Laminat i prodhuar në presion të lartë), të cilat kanë në përbërjen e tyre substanca të ndryshme kimike që i japin asaj karakteristika të caktuar. E para është ajo që e bën panelin Fundermax rezistent ndaj zjarrit (F-Quality). Po ashtu ato përmbajnë një shtresë poliuretani, e cila shtresë ndihmon në disa aspekte: së pari duke mbrojtur panelin nga efektet solare dhe ndryshimet e motit, e dyta duke i dhënë një hidro-izolim shtesë panelit dhe në përgjithësi fasadës tuaj dhe e fundit duke i dhënë një qëndrueshmëri fizike ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve të jashtme. Fudnermax po ashtu ka shtresën e mesme që i jep kolorit panelit, duke ofruar kështu investitorëve ngjyra dhe pamje nga më të ndryshmet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]